Legjenda braziliane e zbulon për herë të parë

- Bota Sot

Legjenda braziliane e zbulon për herë të parë

Legjenda e futbollit brazilian, Leita ka treguar se nga i erdhi emri “Kaka”, me të cilin u bë i njohur në botën e sportit.

Në fakt, “Kaka” është vetëm një nick-name i vendosur nga vëllai i tij.

Ish-lojtari i Milanit dhe Real Madridit, thotë se emri Kaka ishte më i lehtë për t’u shqiptuar nga vëllai i tij, andaj mbeti ashtu.

“Emri im erdhi nga vëllai, Rodrigo. Ai është tre vjet më i ri se unë. Pra kur ne ishim të vegjël. Ai s’mund ta shqiptonte emrin tim. Dhe gjithmonë më thërriste “Kaka”.

“Emri im është: Ricardo Izecson Dos Santos Leite”, u shpreh ish-futbollisti

Kujtojmë se Kaka gjatë karrierës së tij fitoi shumë tituj, duke përfshirë Champions League, Kupën e Botës me Brazilin, “Topin e artë” dhe shumë çmime të tjera si individuale ashtu edhe ekipore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot