Kukësi dhe Pogradeci fitojnë bindshëm

- Bota Sot

Kukësi dhe Pogradeci fitojnë bindshëm

Vora vazhdon serinë e fitoreve dhe ditën e sotme ka triumfuar ndaj Korabit me rezultatin 1-0 falë golit të Ruzgis. Flamurtari ka mposhtur Apoloninë në Fier me shifrat 2-1.

Pogradeci gjithashtu ka marrë një fitore bindëse në shtëpi me rezultatin 3-0 ndaj Erzenit.Kukësi arrin të mposhtë Valbonën me rezultatin bindës 3-0 në “Kukës Arena”.

Besa e Kavajës ka mposhtur Kastriotin me përmbysje në transfertë me shifrat 3-2. Burreli ka triumfuar në transfertë ndaj Lushnjes me shifrat 3-1.

NDESHJET dhe REZULTATET:

APOLONIA – FLAMURTARI 1:2 (Francis 45+1/ Oshafi 26, Shkurtaj 68)

KORABI – VORA 0:1 (Ruzgis 83)

KUKËSI – VALBONA 3:0 (Dragoshi 11, Pecani 41, Christian 70)

LUSHNJA – BURRELI 1:3 (Hida 34/ Rossi 69, Ferruku 81 90)

KASTRIOTI – BESA 2:3 (Goca 36, Moses Ajine 44/ Carvalho 30, Nonato 53, 74)

POGRADECI – ERZENI 3:0 (Danladi 13, Alidema 55, Shkulaku 69)



Lexoni të gjitha në Bota Sot