Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e pestë ndaj Kazakistanit

- Bota Sot

Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e pestë ndaj Kazakistanit

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë nesër ndeshjen e pestë kualifikuese të Grupit B6, e vlefshme për Kampionatin Europian 2026.

Kuqezinjtë kanë mbërritur që dje në Kazakistan dhe sot kanë mbyllur përgatitjet për këtë ndeshje të rëndësishme.

Grupi i lojtarëve i grumbulluar për këtë sfidë është në gjendje të mirë dhe pa probleme fizike.

Të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin nën urdhrat e trajnerit Erind Resuli.

Ndeshja Kazakistan – Shqipëri do të luhet nesër në Astana, në “Jekpe-Jek Hall”, në orën 15:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot