Arne Slot: Nuk ishim me fat ndaj PSG-së

- Bota Sot

Arne Slot: Nuk ishim me fat ndaj PSG-së

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot u paraqit sot në konferencë për media para ndeshjes ndaj Southamptonit në Premier League.

Por, nuk kaloi kjo bisedë me gazetarët pa folur rreth fitores në Champions League ndaj Paris Saint-Germainit.

Slot thotë se skuadra e tij ishte shumë me fat që fitoi minimalisht 0:1 në “Parkun e princave”.

“Ne nuk ishim me fat, por ishim me shumë, shumë, shumë fat!

“Por siç ka thënë i madhi Michael Jordan: Sa më shumë që punon, aq më shumë fat do keni”, u shpreh Arne Slot.

Kujtojmë që nesër Liverpooli luan ndaj Southamptonit, pastaj në javën e ardhshme e pret në shtëpi PSG-në.



Lexoni të gjitha në Bota Sot