Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle, ku flet për sezonin aktual dhe thashethemet e fundit për largimin e tij nga klubi mbretëror.
Tekniku italian është pyetur se cila skuadër është favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë vit.
Përgjigjeja e tij ishte e shkurtër: ”Real Madrid dhe Liverpuli”.
Ancelotti u pyet edhe për raportimet e fundit, se do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit. Ai tha se kjo vendoset nga klubi dhe presidenti, Florentino Perez.
“Të largohem nga Real Madridi? Nuk e di kur. Nuk vendos.
E vetmja gjë e qartë që di është se nuk vendos se kur të largohem, presidenti do të vendosë. Kjo do të ndodhë herët a vonë.”, deklaroi Ancelotti.