Daja: Me Bylisin do jetë e vështirë, kemi mungesa

- Bota Sot

Daja: Me Bylisin do jetë e vështirë, kemi mungesa

Dinamo pret Bylisin nesër dhe ndeshja ka vlerë për javën e 28-të të Superiores.

Dinamovitët nuk ia kanë dalë të fitojnë asnjë përballje me ballshiotët këtë sezon dhe p

Para ndeshjes ka folur trajneri Ilir Daja.

“Kur bëjmë një humbje, përbën lajm. Besoj kemi pasur arsye pse kemi pasur pak oshilacione. Po të shikosh tabelën e klasifikimit, janë të ngjeshura ekipet, të ndara në pjesa e sipërme, mesme dhe e poshtme e saj. Oshilacione kanë pasur të gjitha ekipet, edhe për shkak të ndeshjeve të ngjeshura.

Ajo që është pozitive për ne është fakti se vazhdojmë të jemi te pjesa e sipërme e tabelës. Kemi bërë një hap jo të mirë me Egnatian, por jemi brenda objektivave që ka klubi.

Gjithmonë përballjet me Bylisin kanë rezultuar jo të mira për ne, ashtu sikurse ndaj disa ekipeve kemi bërë mirë. Është faza e fundit e kampionatit dhe të gjithë ekipet janë në objektiva. Është një fazë shumë e luftuar, na duhet të rikthehemi te fitorja. Do ta kemi të vështirë me Bylisin dhe duhet të jemi të përqendruar në 90 minuta dhe të gjithë bashkë në fazën e sulmit dhe të mbrojtjes.

Duhet të shohim vetëm punën tonë, pastaj çfarë ndodh me ndeshjet e tjera. Kemi mungesa, por e kemi kontigjentin të bëjmë mirë. Duhet të tregohemi pragmatistë dhe të konsolidohemi në atë pozicion që kemi në tabelë.

Bylisin nuk e kemi mundur këtë sezon, është e vërtetë, por ka ardhur kohë që të shkojmë drejt marrjes së 3-pikëshit. Janë 5 skuadra që nuk na kanë mundur dhe përsëri raporti është pozitiv. Bylisi është një kundërshtar shumë i fortë.

Zabërgja dhe Nani? Zabërgja është golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës, vjen pas Mandelës, pastaj janë Bregu dhe Nani. Nuk është e thënë që sulmuesit të shkojnë te goli në çdo ndeshje, kanë edhe ata nga një dy-tre-javorsh jo. Shpresojmë të rikthehen te goli, sepse rikthimi i çdo sulmuesi te goli do të thotë që ne të kemi më shumë mundësi për të fituar”, u shpreh trajneri Daja.



Lexoni të gjitha në Bota Sot