Gjimshiti me Atalantën deklasojnë Juventusin në Torino

- Bota Sot

Gjimshiti me Atalantën deklasojnë Juventusin në Torino

Atalanta ka treguar shpirt luftarak e si rrjedhojë e kësaj e deklasuan me rezultat 4:0 Juventusin në Torino. 

Një fitore e bujshme e Atalantës që as laiku më i madh nuk e ka pritur me një rezultat të tillë. 

Trajneri i Juves, Thiago Motta, padyshim se është me dhimbje koke për faktin se kjo humbje dukshëm ia rrezikon edhe pozitën e katërt. 

Atalanta ka përforcuar fuqishëm vendin e tretë ku ka 58 pikë dhe Juventusi zë pozitën e katërt me 52.

Berat Gjimshiti u paraqit titullar duke dhënë atomin e fundit në fushë.

Golat i realizuan Retegui (29 - nga penalltia), De Roon (46), Zappacosta (55) e Lookman (77’).

Interi kryeson me 61 pikë, i ndjekur nga Napoli me 60.



Lexoni të gjitha në Bota Sot