Inter dhe Bayern për të formalizuar kualifikimin

- Bota Sot

Inter dhe Bayern për të formalizuar kualifikimin

Sonte në mbrëmje Champions League rikthehet me ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve. Interi dhe Bayern Munich, falë fitoreve më bindëse në sfidat e një jave më parë, duket se do ta kenë formalitet kalimin për në çerekfinale, ku do të përballen së bashku.

Ndeshja më spektakolare është ajo mes Liverpoolit dhe PSG në “Anfield”. 

Skuadra e Slot vjen me avantazhin e fitores minimale në duelin e parë, por që gjithçka është e hapur. Skuadra parisiene zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në Paris, por fati nuk ishte me ta.

Në orën 18:45 në Katalonjë, Barcelona pret ‘Shqiponjat’ e Benficas. Skuadra e Hansi Flick fitoi 0-1 në Portugali një javë më parë, por ky avantazh minimal lë gjithçka të hapur për kualifikimin.

Në mbrëmje në “Bay Arena’”, Bayer Leverkusen pret Bayern Munich, me miqtë që kanë fituar 3-0 ndeshjen e parë në Bavari. Vetëm një mrekulli mund t’i kualifikojë ‘Aspirinat’ për më tej. Interi luan kundër Feyenoord, duke pasur një epërsi prej dy golash pas fitores së patër në Rotterdam.



Lexoni të gjitha në Bota Sot