Drita fiton kryendeshjen e kampionatit, po i buzëqesh titulli i kampionit

- Bota Sot

Drita fiton kryendeshjen e kampionatit, po i buzëqesh titulli i kampionit

Drita tani ka 15 pikë më shumë se vendi i dytë, Ballkani i Therandës.

Lideri i kampionatit, Drita e Gjilanit, e ka mposhtur me rezultat 2:0 kampionin në fuqi Ballkanin, në kryendeshjen e Kampionatit të Kosovës përkatësisht të javës së 24-të.

Ballkan kishte mungesë të madhe në fushë nga minuta e 60-të, Gentrit Halili u përjashtua me karton të kuq.

Futbollisti Veton Tusha ka shënuar në minutën e 77-të e Vladyslav Kobylianskyi në atë të 90+3 për fitoren e Dritës.

Drita udhëheq kreun me 53 pikë duke lënë pas Ballkanin me 38 sosh. 
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot