Simone Inzaghi: Sfida ndaj Atalantës është si një finale

- Bota Sot

Simone Inzaghi: Sfida ndaj Atalantës është si një finale

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, e përshkruan ndeshjen kundër Atalantës si një finale e madhe e sezonit aktual në Seria A.

“Ajo e fazës së parë ishte një nga ndeshjet e para të sezonit, ishte ende hapur tregu i transferimeve dhe Atalanta ishte në emergjencë.

Tani do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër, që duhet përballuar në mënyrën më të mirë, sepse çmimi për t’u paguar është i lartë. Qasja dhe menaxhimi janë shumë të rëndësishme në futboll.

E pamë këtë në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku pësuam gol, sepse nuk kishim bërë një fillim të mirë, por më pas ishim të mençur dhe e përmbysëm një ndeshje që nuk po shkonte siç e kishim planifikuar,” tha ne fillim Simone Inzaghi.

Sa përqendrim kërkon kjo ndeshje?

Do të duhet të ruajmë një përqendrim shumë të lartë, të jemi gjithmonë të qartë, me mendje në fushë, sepse do të ketë shumë duele dhe vendime për t’u marrë gjatë 90 minutave. Lojtarët e mi duhet të jenë shumë të qartë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot