Como është mposhtur me shifrat 2-1 nga Milani.
Një ndeshje ku VAR-i ka luajtur një rol të rëndësishëm, duke anulluar për milimetra golin e dytë të Comos për shkak të një pozicioni jashtë loje.
Fabregasi ka deklaruar pas ndeshjes se ai gol nuk mund të jepej kurrë pozicion jashtë loje.
Madje ka ngritur akuza se pamjet ndalohen sipas interesave dhe jo sipas realitetit. Ish-lojtari i njohur spanjoll Fabregas është shprehur se pavarësisht humbjes, është i kënaqur me lojën që ka bërë skuadra e tij.
“Më duhet ta them se goli ynë për 2-0 nuk mund të jetë kurrë pozicion jashtë loje. Ata e ndalojnë imazhin kur duan vetë. Mendoj se Komoja luajti një lojë të pabesueshme.
Më quani një humbës, por kam fituar shumë në karrierën time si futbollist. Si një trajner jam një humbës, por më lini të humb kështu.
Kënaqesh kur e shëh këtë lloj futbolli që luhet, të shohësh në ndeshje të gjitha ato gjëra që i kemi praktikuar në stërvitje”, ka deklaruar Françesk Fabregasi.