Bayern do të bëjë një investim serioz në qendër të mbrojtjes në merkaton e verës.
Klubi bavarez pritet të shesë mbrojtësin Kim, i cili nuk ka përmbushur pritshmëritë në Mynih.
Me rinovimin e ardhshëm të Eric Dier, Kompany do të ketë tre qendërmbrojtës të gatshëm për sezonin e ri, bashkë me Upamecano dhe Ito.
Qendërmbrojtësi i katërt pritet të jetë Bastoni i Interit, Romero i Tottenham ose Araujo i Barcelonës. Më i kushtueshmi duket të jetë lojtari i zikaltërve, rreth 75 mln euro.
Romero, ndërkohë, kushton 60 mln euro, kurse Araujo ka klauzolë largimi 65 mln euro.