Muriqi ka barazuar shifrat e tij me sezonin e kaluar te Mallorca, por ka një mision të madh në ndeshjet e mbetura

- Bota Sot

Muriqi ka barazuar shifrat e tij me sezonin e kaluar te Mallorca, por ka një mision të madh në ndeshjet e mbetura

Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, pak para tubimit me Kosovën, përfundoi ndeshjen kundër Espanyolit me një gol, duke arritur shtatë gola në sezonin aktual.  

Megjithëse kjo nuk ishte një nga ndeshjet më të mira të tij, me një penallti të humbur dhe disa veprime jo të suksesshme, Muriqi tregoi karakter duke kontribuar me një gol që ndihmoi ekipin e tij. 

Ky sezon nuk ka qenë i lehtë për Muriqi, shkruan Marca. Me lëndime dhe një formë të pasigurt, ai ka pasur vështirësi të gjejë rrjetën me lehtësinë e dikurshme.  

Megjithatë, goli i tij kundër Espanyolit i jep atij shpresën që të përfundojë sezonin me dhjetë gola ose më shumë, një objektiv i rëndësishëm për një sulmues në La Liga. 

Deri më tani, Muriqi ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë dy asistime në 25 ndeshje, shifra identike me ato të sezonit të kaluar.  

Megjithëse këto numra janë të respektueshëm, ato janë larg nga 15 golat që ai shënoi në sezonin 2022/23, viti i tij më i suksesshëm në Mallorcë. 

Muriqi mbetet golashënuesi kryesor i Mallorcës, një skuadër që ka pasur vështirësi në sulm gjatë këtij sezoni.  

Ai ndiqet nga Cyle Larin me pesë gola dhe Dani Rodríguez me katër gola. Ky tregues thekson rëndësinë e Muriqit për ekipin, pavarësisht rekordeve personale. 

Për Vedat Muriqin, sfida e mbetur është të përmirësojë formën e tij dhe të ndihmojë Mallorcën të sigurojë një vend në Evropë, këtë pas dy ndeshjeve të rëndësishme me Kosovën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot