Suspendohet e gjobitet Ismet Munishi

- Bota Sot

Suspendohet e gjobitet Ismet Munishi

Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.03.2025 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 25-t të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 19-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori këto:

VENDIME:

Lojtari i KF “Llapi“, Arbnor Ramadani nr 10 dhe nr ID: 000638M94. Motivi: Në minutën e 47-të, ndërhyn ashpër (në kokë) ndaj lojtarit kundërshtar për çka ndëshkohet ma karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Llapi – Suhareka. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KF “Llapi“, Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes: Hudhje të mjeteve piroteknike (bomba shpërthyese) në fushë në minutata 10’, 23’, 33’, 35’ e njëra prej tyre shpërthen afër portierit të FC Suhareka, për çka ndërprehet ndeshja ku jepet ndihma nga stafi mjekësor. Sharje në kor drejtuar FC Suhareka në min 33’, 45’, 80’, 83’, sharje në kor të gjyqtarit kryesor në minutat 45’, 80’, 89’. Sharje në drejtim të delegatit në përfundim të ndeshjes sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Llapi-Suhareka. Bazuar në nenin 18 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1500 euro. (Recedivist) Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

Kryetrajneri i KF “Dukagjini“, Ismet Munishi nr:ID 0009766M74. Motivi: Në momentin e caktimit të gjyqtarit kryesor në këtë ndeshje, kryetrajneri i KF “Dukagjini” , Ismet Munishi ka filluar fushatë publike ,denigruese dhe kërcënuese në drejtim të tij në rrjetet sociale, ku me pasë është shpërndarë në të gjitha mediat. I njëjti posa kanë arritur në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, gjatë inspektimit të fushës, para fillimit të ndeshjes fillon menjëherë me kërcënimet dhe sharjet në drejtimin të gjyqtarit kryesor.

Në minutën e 42-të, pas shënimit të golit të mysafirëve vërsulet në drejtim të pankinës mysafire për t’u kacafytur me ta, shanë dhe ofedon në mënyrë të pakontrolluar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt, i njëjti nuk dëshiron të largohet nga fusha por me insistimin e stafit të KF “Dukagjini” dhe delegatit të ndeshjes e largojnë për në tribuna. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Dukagjini-Drita.

I. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

II. Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot