Calhanoglu: Është lojtar i rëndësishëm, e kam si vëlla

- Bota Sot

Calhanoglu: Është lojtar i rëndësishëm, e kam si vëlla

Pas fitores 3-1 të Turqisë ndaj Hungarisë në ndeshjet play off të Nations League, mesfushori turk i Inter, Hakan Calhanoglu, ka folur për patriotin e tij Arda Guler. Talenti 20-vjeçar luan me Real Madrid, por nuk aktivizohet shpesh.

“Arda Guler është një lojtar shumë i rëndësishëm, një vëlla që më intereson shumë. Do të doja që ai të vinte tek Inter dhe të luante me ne. Këshilla ime është që ai të shkojë atje ku mund të luajë më shumë, ai e meriton“, u shpreh Calhanoglu.

“Në fund të fundit, të gjithë do të donin lojtarë cilësorë në ekip. Unë nuk e di se si është situata e tij, nuk dua të hyj në detaje, sepse në fund është ai vendos. Tek Inter do të ishte i mirëpritur”, u shpreh mesfushori turk i zikaltërve.

Inter, siç raporton “Sportmediaset”, ka nisur kontaktet me Real Madrid, i cili bleu Guler nga Fenerbahce për 18 milionë plus bonuse. Por, në dy vite që luan me skuadrën “merengues”, ai ka gjetur pak hapësirë me trajnerin Ancelotti.

Mesfushori 20-vjeçar turk ka një kontratë deri në qershor 2029 me Real, i cili gjithashtu do të ishte i gatshëm ta dërgonte të luante diku tjetër në formë huazimi. Inter mund të jetë vendi ideal për të luajtur dhe tu rritur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot