Test force për kuqezinjtë

- Bota Sot

Test force për kuqezinjtë

Pritjes i erdhi fundi. Kombëtarja e Shqipërisë nis misionin e saj në kualifikueset e “Botërorit 2026” në “Ëembley” me sfidën kundër Anglisë.

Skuadra kuqezi zbriti në stadiumin mitik për seancën e fundit stërvitore, që kristalizoi idetë e Silvinjos mbi formën e lojtarëve dhe zgjedhjen e atyre që do të nisin nga minuta e parë sfidën ndaj gjigandëve të futbollit botëror dhe sigurisht favoritë në grupin eliminator.

Me pjesën tjetër të ekipit u stërvitën edhe Ardian Ismajli dhe Marash Kumbulla.

Dy mbrojtësit vazhdojnë të jenë në dyshim të fortë, ndërsa për ta do të vendoset vetëm përpara sfidës.

Në këtë mënyrë, Silvinjo është I detyruar ytë gjejë zgjidhje sidomos në repartin difensiv.

Përpara Strakoshës në qendër pritet të luajnë Gjimshiti dhe Ajeti. Në krahun e djathtë të mbrojtjes vendin e sigurtë e ka Ivan Balliu, ndërsa në të majtën Aliji niset si favorit ndaj Mihaj, që gjithashtu mund të luajë në këtë pozicion.

Nuk ndryshon mesfusha me Asllanin në regji dhe Ramadanin e Laçin që duhet të formojnë digën përpara mbrojtjes.

Sa I përket sulmit, Uzuni dhe Manaj janë në balotazh për një vend në formacion, ndërsa cilido të zgjidhet nga Silvinjo si titullar do të ketë ndihmën e Bajramit dhe Asanit.

Duke njohur forcën e rivalëve, skuadra kuqezi do të ketë më shumë detyra mbrojtëse, ndërsa do të kërkojë të shfrytëzojë ato pak raste për të ndëshkuar anglezët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot