Një ndeshje e vështirë, por e gjitha për t’u luajtur dhe shijuar.
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo e di mirë se çfarë do të thotë të luash kundër Anglisë dhe në një stadium si “Ëembleu”.
Por të gjitha këto, por edhe problemet me mungesat dhe koha e shkurtër për të përgatitur sfidën nuk ia vetëbesimin teknikut kuqezi.
“Eshte e vertetë që kemi patur probleme me Ismajlin dhe Kumbulla, por do të vendosim gjithçka përpara ndeshjes. Por kemi dy mbrojtës të tjerë si Ajeti dhe Mihaj që luajnë shumë mirë.
Nuk kishim shumë kohë, por kjo kohë duhet të mjaftojë. Nuk ka kohë, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha kombëtaret. Do të jetë një ndeshje e vështirë por edhe tërheqëse. Do të jetë e vështirë, por jemi gati”.