Sulmuesi i Lille, Jonathan David, ka larguar idenë për një transferim të mundshëm në Premier League në fund të sezonit.
Me kontratën që i skadon në qershor, futbollisti kanadez kërkohet nga shumë skuadra, mes të cilave janë edhe Arsenal-i me Liverpool-in.
Megjithatë, në një intervistë të dhënë për “It’s Called Soccer”, sulmuesi ka thënë: “Mendoj se mund të përshtatem në çdo kampionat. Çdo kampionat ka karakteristikat e veta.
“Premier League është më e shpejtë dhe më fizike se kampionatet e tjerë. Unë jam rritur duke parë shumë ndeshje të La Liga-s dhe për mua, ky është kampionati i preferuar.
“Është kampionati që më pëlqen më shumë dhe do të doja të luaja aty”.
Një nga skuadrat e La Liga-s që interesohet për lojtarin është Barcelona, e tunduar nga ideja për ta siguruar sulmuesin me kosto zero.