Sprova e madhe për kapitenin kuqezi

- Bota Sot

Sprova e madhe për kapitenin kuqezi

Sonte mezi presim të shohim kapitenin Gjimshiti si titullar. Ai ka kohë që ka vuajtur nga fati i keq. Sa herë që kombëtarja kishte ndeshje, ai dëmtohej tek Atalanta.

Kësaj here qendërmbrojtësi është gati dhe rival do të ketë gjigantin Harry Kane. Dje, i pyetur nëse anglezi mund të ndalet, Gjimshiti u tregua fjalëpak dhe modest.

“Individualisht nuk besoj se duhet të flasim për lojtarët e Anglisë. Ekipi ka një punë të vështirë nesër, jo vetëm Gjimshiti apo kush do luajë. Si ekip duhet të ndalim sulmin e Anglisë.

Nuk do jenë duele individuale, por do jetë duel skuadrash dhe besoj se nëse e përballojmë mirë, do e kenë të vështirë”.

“Duhet të kemi përqëndrim 100% gjatë gjithë ndeshjes. Në Europian pësuam gola shpejt në ndeshjet ndaj Italisë dhe Kroacisë për shkak të papërqëndrimit 100% në fushë”, u shpreh Gjimshiti.

Kapiteni e dha mesazhin e tij: Harry Kane bllokohet në grup, jo individualisht. Urojmë që kombëtarja sot të jetë në një ditë të mirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot