Maqedonia e Veriut ka shënuar fitore të madhe në udhëtim me rezultat 3:0 në duel me Lihteshtejnin, në takimin e parë të Grupit J të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Katër shqiptarë u paraqitën titullarë, kapiteni Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu dhe Isnik Alimi.
Gjithçka vuloset në 45 minutat e parë të sfidës.
Golin e parë e realizoi Trajkovski (7).
Ndërsa Visar Musliu shënoi super gol nga afërsia pas asistimit të Isnik Alimit në minutën e 42-të.
Miovski në minutën e 84-të realizoi për 0:3.
Alimi i u zëvendësua në minutën e 46-të e Alioski në atë të 62-tën.