Ideja e bujshme! Modriit

- Bota Sot

Ideja e bujshme! Modriit

Luka Modricçme shumë mundësi po luan sezonin e fundit me fanellën e Real Madrid. 39-vjeçari po përgatitet për t’u ndarë me “Los Blancos” në fund të këtij sezoni.

Ndërkohë, “Defensa Central” raporton sot një lajm vërtet të bujshëm, ku thuhet se Luka Modriç do të largohet nga Real Madrid por jo nga La Liga. Klubi i Villarreal po tenton të bindë kroatin për të veshur fanellën e tyre për sezonin e ardhshëm.

“Nëndetësja e Verdhë” beson se pavarësisht moshës së tij, kroati ende mund të bëjë diferencën në fushë dhe t’i ndihmojë të arrijnë objektivat e tyre.

Nga ana tjetër, Modric synon të jetë në gjendje të mirë fizike për Botërorin 2026 dhe propozimi i Villarreal është shumë interesant për të, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Për kroatin ka interes të madh edhe nga klubet arabe si dhe nga ato të MLS-së, por duke qenë se dëshiron të jetë në formë për Kupën e Botës, e cila do jetë e fundit për të, qëndrimi në La Liga duket si mundësia ideale për të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot