Futbollisti i PSG-së, Ousmane Dembele ka trazuar rrjetet sociale.
Francezi ka bërë një veprim të çuditshëm në profilin e tij në Instagram, ku ka ngjallur dyshime se do të largohet nga PSG.
Dembele në foton e profilit ka vendosur një fotografi kur ishte pjesë e Bracelonëss, ku shihet së bashku me Gavin.
Kjo ka ngjallur dyshime se 27-vjeçari mund të rikhehet te skuadra katalanase.
Dembele ishte pjesë e Barcelonës për gjashtë sezone, derisa u largua në vitin 2023.
Sulmuesi francez ka kontratë me PSG-në, të vlefshme deri në 30 qershor 2028