Vëllazërimi i Kërçovës ka reaguar për referimin e sotëm në përballje me Teteksin në Tetovë, në takimin e Ligës së Tretë të Maqedonisë së Veriut, grupi i Përendimit.
Duket se gjyqtari ka referuar një penallti shumë të dyshimtë, që kjo rezultoi në reagim të ashpër nga skuadra shqiptare e duke sulmuar atë.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 75-të.
“KF Vëllazërimi sot më datë 26.03.2025 e kishtë të paraparë ndeshjen e xhiros së 14, kundër Teteksit në Tetovë, ndeshje e cila u prolongua para një jave për shkak të ngjarjes së Koçanit!
Por çka ndodhi sot!?
Miq, sportdashës dhe ju opinioni i gjërë, nëpërmes këtij reagimi duam t’u njoftojmë se sot në ndeshjen kundër TETEKSIT, ndodhi ajo që gjithçka mund të quhet por vetëm futboll jo!
Referimi skandaloz nën orkestrimin e referit kryesor MARJAN MLLADENOSKI bashkë me asistentët e tij Icev Toshev, Dejan Dimitrijeviç dhe suflerin- referin e katërt Plarent Salihi ishin aktorët kryesor, ku pa fijen e turpit ndëshkonin çka ju vinte përpara syve duke penalizuar çdo lojtarë të ekipit tonë, vetëm e vetëm të arrijnë objektivin e tyre tendencioz i cili me të gjitha gjasat ishte i nxitur nga përfaqësuesit e klubit vendas bashkë me aparatin shtetëror në këtë vend.
Nga gjithë ky represion i diktuar nga uniformat me ngjyrë të zezë të cilët duhet të ndajnë drejtësinë në fushë e jo të bëjnë arbitrimin e njëanshëm, kryesia e klubit vendosi që të tërheqë ekipin nga vazhdimi i mëtutjeshëm i lojës, pasi që provokimet e vazhdueshme të referit kryesor ishën të pa tolerueshme.
Përpara se të akordojë penallti të paqenë për ekipin vendas, lojtari ynë Sami Alili, ishte i shtrirë në fushë dhe kërkonte ndihmë, Referi në vend që ti ofrojë ndihmë npërmes doktorit ai i jep Karton të Kuq, pa asnjë arsyetim. Ndërkohë shkon doktori ti japi ndihmë, ndëshkon me karton të kuq edhe Mjekun, dhe pas kësaj akordon edhe penalti të paqenë, moment ky që e detyroj ekipin dhe stafin tonë të tërhiqemi nga fusha e gjelbër.
Prandaj, DEMANTOJMË të gjitha mediat dhe portalet e afërta me ato të cilët bëjnë kështu deklaratash se ekipi ynë ka sulmuar referin kryesorë se janë të pa vërteta, dhe i lusim organet e rendit të nxjerrin drejtësinë në sipërfaqe, sepse pasi ne vendosëm që të tërheqim ekipin nga fusha, ishte pikërisht Mladenoski ai i cili shkoi te pankina jonë dhe provokonte lojtarët tanë për të nxitur incident.
Nga ky moment, Kf Vëllazërimi shpreh indinjatë dhe mllef për këtë çka ndodhi sot në Tetovë dhe prashtron pyetjen deri te organet kompetente OFS- Tetovë dhe komisioni për garim në Ligën e III Perëndim, si dhe përfaqësuesit e Futbollit në RMV, a ka kuptim garimi dhe pjesmarrja e mëtutjeshme në këtë kompeticion?!
Edhe heshtja ka kufi.
Uniformat e futbollit në RVM shuajnë shpresat e futbollit futbollit!
Futbolli po dështon me këtë referim tendencioz”,- thuhet në reagim nga skuadra shqiptare.