Tuchel për Bellingham: I ri dhe emocional

- Bota Sot

Tuchel për Bellingham: I ri dhe emocional

Ylli anglez Jude Bellingham po përjeton një moment të vështirë në sezonin e tij duke shfaqur nervozizëm të tepruar si me Real Madridin, ku ishte protagonist i përplasjeve me arbitrat dhe shokët e skuadrës, ashtu edhe me kombëtaren angleze me trajnerin Thomas Tuchel.

“Ai është emocional dhe është ende i ri, por e di që nuk mund të përballojë disa sjellje. – shpjegoi trajneri gjerman – Ne duhet të sigurohemi që drejtuesit tanë, lojtarët kryesorë dhe ata që ne i konsiderojmë kyç, të lëvizin të gjithë në të njëjtin drejtim dhe të luajnë me të njëjtin ritëm.

Le të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe ndoshta të luajnë në një mënyrë pak më të disiplinuar, për të kursyer energji për momentet vendimtare”.

Deri më tani, Tuchel e ka vendosur gjithmonë lojtarin e Real Madridit që nga fillimi, duke e mbajtur në fushë për të gjithë ndeshjen në 2-0 kundër Shqipërisë dhe duke e zëvendësuar në minutën e 67-të kundër Letonisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot