Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, tani ka vlerë më të lartë në sajtin e njohur “Transfermarkt”.
Asllani që luan te Elversbergu në Bundesliga 2, tani ka vlerën e 4 milionë eurove, një më shumë.
22-vjeçari gjatë këtij sezoni ka shënuar 12 gola dhe ka bërë pesë asiste në ligë.
Sulmuesi “dardan” ishte i ftuar nga trajneri Franco Foda për dy ndeshjet ndaj Islandës gjatë këtij muaji, por mungoi shkaku i një lëndimi të lehtë.
Ai tashmë është rikthyer në stërvitje me klubin gjerman dhe nesër pritet të jetë startues ndaj Hamburgut.