Tirana nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Bylisin në “Arenën Kombëtare”.
Edhe pse bardheblutë u rikthyer për të luajtur në kryeqytet, sërish nuk e shfrytëzuan diçka të tillë, duke mos arritur dot te fitorja.
Një barazim që dhemb për kryeqytetasit të cilët e shikojnë vetëm në vendin e 9-të, pozicion që të çon në Kategorinë e Parë. Paraqitja e ekipit në ndeshjet e fundit lë shumë për të dëshiruar dhe diçka e tillë nuk kapërdihet lehtë nga Bledi Shkëmbi.
Ky i fundit ka vendosur të mos teloreojë asnjë prej futbollistëve titullarë, të cilët kanë zhgënjyer me performancat e tyre.
Kështu po përdor taktikën për të ulur në stol titullarët e përkëdhelur, të cilët e kanë marrë si të mirëqenë vendin në formacion.
Diçka e tillë para disa ditësh ka ndodhur me Florjan Përgjonin, i cili u la në stol nga Shkëmbi në duelin me Laçin, si një formë ndëshkimi. Rikthimi i kapitenit ishte më i fortë se kurrë dhe i radhës ishte Jaormouni.
Ky i fundit u zëvendësua që në fundin e pjesës së parë ndaj Egnatias dhe sigurisht futbollisti kërkoi falje dhe me pas u rikthye në formacion. Diçka të tillë pritet ta bëjë me të gjithë lojtarët që nuk japin më të mirën e tyre dhe Shkëmbin që ka vendosur të mos tolerojë asnjërin prej tyre.