Te Leganesi ngrenë akuza për favorizim të Realit

- Bota Sot

Te Leganesi ngrenë akuza për favorizim të Realit

Reali i Madridit mori tre pikët e radhës në La Liga. “Los blancos” mposhtën Leganesin me shifrat 3-2 në “Santiago Bernabeu”.

Një ndeshje që nuk i shmangu polemikat e arbitrimit. Te Leganesi pretendojnë për një penallti të paqenë të sinjalizuar për Realin, një penallti e mohuar në favorin e tyre, si dhe për ndërhyrje të rregullt në rastin që solli goditjen e dënimit në favor të Realit, i cili më pas u shndërrua në gol nga Mbapeja.

Ançeloti ka deklaruar pas ndeshjes se edhe skuadra e tij mund të ankohet për nivelin e arbitrimit, por gjyqtari i mori vendimet e tij dhe nuk mund të bëjnë asgjë më shumë.

“Duhet të vuajmë së bashku. Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Nuk më kujtohet një ndeshje ku ne nuk kemi vuajtur. Legesi po ankohet…, por edhe ne gjithashtu mund të ankohemi. Ishin dy momente të vështira. Arbitri vendosi ashtu dhe nuk kam çfarë të them më tepër.

Goli i Mbapesë nga goditja e dënimit? E provuam atë skemë në seancën e djeshme stërvitore dhe ishte shumë efektive. Sot e provuam dhe na funksionoi shkëlqyeshëm”, ka deklaruar Karlo Ançeloti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot