Ajax bën “ligjin” ndaj PSV-së dhe mbyll garën për titull

- Bota Sot

Ajax bën “ligjin” ndaj PSV-së dhe mbyll garën për titull

PSV-Ajax ishte kryendeshja e javës së 27-të në Eredivisie, jo vetëm për shkak të historikut që ka një përballje e tillë mes dy klubeve, por edhe garën për titullin kampion për këtë sezon.

Një fitore e PSV-së do rihapte garën për titull, kur mbeten edhe 7 javë nga përfundimi, por sfida e sotme foli e gjitha për Ajax-in.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 35-të nga Davy Klaassen, i cili u rikthye këtë sezon tek Ajax, pas një sezoni tek Inter. Pasi mori një passim të bukur me kokë nga Lucas Rosa, Klavesen i cili gjendej në kufijtë e pozicionit jashtë loje dërgoi topin në rrjetë. 

Në minutën e 67-të, Ajax shënon edhe golin e dytë që vulosi fitoren me anë të Bertrand Traore, i cili bëri vetë gjithçka bukur dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje nga jashtë zonës së rreptësisë. 

Pas kësaj fitoreje, Ajax kryeson renditjen me 67 pikë, 9 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet pikërisht nga PSV. Kur mbeten edhe 7 javë nga fundi, me fitoren e sotme Ajax thuajse ka siguruar titullin kampion për këtë sezon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot