Milan ka marrë një lajm të keq pak orë para sfidës së javës së 30-të, atë në transfertë ndaj Napolit.
Mesfushori i kuqezinjve, Ruben Loftus-Cheek, i cili ishte në listë për të qenë titullar sonte ndaj Napolit, është dërguar me urgjencë në spital.
Anglezi do t’i nënshtrohet një operacioni urgjent të apendiksit.
Raportimet e mediave italiane thonë se ai u sëmur në hotelin ku ishte grumbulluar ekipi të shtunën në darkë, duke pasur dhimbje të forta barku përpara se të dërgohej në spital ku u diagnostikua me apendiksit akut.
Ende nuk dihet se kur do rikthehet në fushë dhe të jetë në dispozicion të Sergio Conceicao-s. Por, zakonisht ndërhyrje të tilla nuk duan shumë kohë për riaftësim, ndaj dhe anglezi pritet të rikthehet shpejtë.