Klubi me renome Prishtina e ka larguar kryetrajnerin Jean-Michel Cavalli.
Prishtina po kalon periudhën më të keqe të rezultateve, aktualisht është në vend të pestë me 35 pikë dhe jo larg zonës për të rënë nga elita e futbollit të Kosovës.
“Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas një marrëveshjeje të përbashkët, FC Prishtina ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jean-Michel Cavalli.
E falënderojmë trajnerin Cavalli për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub, duke i uruar shëndet të plotë dhe shumë suksese në të ardhmen, si në aspektin personal ashtu edhe profesional”, ka njoftuar FC Prishtina.