Është bërë e ditur se kush do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Arsenal-Real Madrid.
UEFA, i ka besuar këtë ndeshje gjyqtarit boshnjak, Irfan Peljto.
Boshnjaku, do të referojë për herë të shtatë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Kujtojmë se ndeshja mes Arsenalit dhe Real Madridit, do të zhvillohet në mbrëmjen e së martës në “Emirates”, në orën 21:00.