Rey Manaj i vetëofrohet gjigandëve gjerman

- Bota Sot

Rey Manaj i vetëofrohet gjigandëve gjerman

Një pretendim surprizë transferimi ka dalë në pah për yllin e kombëtares shqiptare, Rey Manaj.

Aventura e bomberit në sezonin e ri mund të jetë Bundesliga.

Rey Manaj, i cili u nënshkrua nga Sivasspor pa paguar një tarifë transferimi në verën e vitit 2023, tërhoqi vëmendjen e ekipeve evropiane me paraqitjen e tij .

Sipas lajmeve nga “Transfermark” , Manaj i është ofruar Borussia Mönchengladbach përmes agjentëve.

Është raportuar se futbollisti 28-vjeçar ka një klauzolë lirimi prej 4 milionë eurosh . Manaj ka luajtur 58 ndeshje me Sivasspor. Qendërsulmuesi shqiptar ka kontribuar në këto ndeshje me 32 gola dhe 8 asistime.



Lexoni të gjitha në Bota Sot