Pas humbjes së rëndë 3-0 të marrë kundër Arsenal-it në Emirates Stadium, Thibaut Courtois nuk është fshehur.
Portieri i Real Madrid, i kthyer në portë pas një dëmtimi, ka marrë përgjegjësitë për golin e parë të shënuar nga Declan Rice me goditje dënimi.
“Marr përgjegjësitë. Mendoja se e kisha pozicionuar mirë murin. Zakonisht vendos një lojtar më shumë, por këtë herë nuk mendova se Rice do t’i jepte aq shumë efekt topit.
“Por ai shënoi. Edhe goli i dytë ishte shumë i bukur”, ka pranuar Courtois për Movistar.
Clarence Seedorf e ka analizuar kështu golin e parë për Prime Video:
“Rice e lexoi mirë situatën. Muri ishte pozicionuar keq: vetëm katër lojtarë dhe shumë hapësira të lejuara.
“Courtois a gabuar, por gjithsesi topi duhet goditur në mënyrën e duhur. Merita i shkon Rice. Askush, as Superman-i, nuk do ta kishte pritur”.