Drejtori sportiv i Bayern kritikon lojtarin më të mirë të ndeshjes

- Bota Sot

Drejtori sportiv i Bayern kritikon lojtarin më të mirë të ndeshjes

Bayern nuk ka probleme vetëm në fushë dhe infermieri, por edhe në strukturat e klubit. Duket sikur në Mynih gjithmonë ndodh një ngjarje e re jashtë futbollit.

Pas humbjes 1-2 me Interin në “Allianz Arena”, drejtori sportiv Max Eberl bëri gafën e radhës. Ai kritikoi publikisht Michael Olise, lojtarin e vlerësuar me notën më të lartë nga ekipi vendës.

Teksa po analizonte ndeshjen, Eberl komentoi golin e parë të Interit. “Zikaltrit po luanin shkëlqyeshëm në sulm. Në një moment, Olise humbi topin, pastaj topi përfundoi në zonën tonë dhe gjërat shkuan keq”.

Olise nuk ka reaguar për këtë deklaratë, por mbase duhet ta bëjë, sepse ai nuk ishte fajtor absolut i aksionit të pësimit të golit të parë, shënuar nga Lautaro Martinez.

Aksioni ishte më i plotë se aq, por duket se Eberl ka parë ndonjë ndeshje tjetër. I pyetur për aktivizimin e portugezit Guerreiro si numër 10 në vend të Musialës, ai nuk e kritikoi trajnerin. Përkundrazi.

“Guerreiro luajti një ndeshje të mirë. Ai kishte luajtur edhe më parë në këtë rol dhe madje ka shënuar në këtë pozicion”, tha Eberl. Tifozët dhe mediat në Gjermani nuk mendojnë kështu…



Lexoni të gjitha në Bota Sot