Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të shtunën ndeshjen e fundit kualifikuese të Kampionatit Europian “Futsal EURO 2026” ndaj Danimarkës.
Kjo sfidë do të zhvillohet në sallën e sportit “Mizahir Isma”, në Rahovec të Kosovës, në orën 19:00.
Trajneri i ekipit kuqezi të Futsallit, Erind Resuli ka grumbulluar 14 futbollistë për këtë sfidë.
Ekipi kombëtar ka nisur që sot grumbullimin në Prizren për të vijuar përgatitjet për ndeshjen ndaj Danimarkës.