Ndeshja e fundit kualifikuese me Danimarkën, trajneri Resuli fton 14 futbollistë

- Bota Sot

Ndeshja e fundit kualifikuese me Danimarkën, trajneri Resuli fton 14 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të shtunën ndeshjen e fundit kualifikuese të Kampionatit Europian “Futsal EURO 2026” ndaj Danimarkës.

Kjo sfidë do të zhvillohet në sallën e sportit “Mizahir Isma”, në Rahovec të Kosovës, në orën 19:00.

Trajneri i ekipit kuqezi të Futsallit, Erind Resuli ka grumbulluar 14 futbollistë për këtë sfidë.

Ekipi kombëtar ka nisur që sot grumbullimin në Prizren për të vijuar përgatitjet për ndeshjen ndaj Danimarkës.



Read it all at Bota Sot