Të enjten nisin sfidat çerekfinale të Europa League dhe një nga përballjet më interesante të mbrëmjes është ajo mes Olympique Lyon dhe Manchester United, që do të masin forcat në “aktin e parë” të kësaj sfide që vlen një vend në gjysmëfinale.
Lyon ka qenë në formë të mirë kohët e fundit, duke fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit të Ligue 1.
Ndeshja e tyre më e fundit në kampionat ishte fitorja 2-1 ndaj Lille që i lejoi ata të kërcejnë në vendin e pestë në ligë dhe të mbajnë gjallë shpresat e tyre për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, United nuk ka ambicie të tilla në kampionat pasi është në vendin e 13-të në Premier League dhe nuk ka asnjë shans realist për t’u ngjitur në top 5. “Djajtë e Kuq” kanë pasur vështirësi për të shënuar gola kohët e fundit, pasi nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës në 2 ndeshjet e fundit.
4 herë janë përballur mes tyre dy skuadrat në Europë me Manchester United që nuk njeh humbje, duke fituar 2 dhe duke barazuar 2 takime.