Trajneri i Milanit i falëndëron tifozët e Udineses për gjestin ndaj Maignanit

- Bota Sot

Trajneri i Milanit i falëndëron tifozët e Udineses për gjestin ndaj Maignanit

Sergio Conceicao i falëndëroi tifozët e Udineses për “gjestin e jashtëzakonshëm” që e bënë në drejtim të portierit të Milanit, Mike Maignan, pasi ai ra në tokë gjatë fitores prej 4-0 të “Rossonerëve” në stadiumin “Bluenergy”. “Në 40 vjet, nuk kam parë një gjë të tillë”.

Maignan kishte rënë në fushën e “Stadio Friuli” pas një përplasje me kokë me bashkëlojtarin e tij, Alex Jimenez, i cili po ashtu u desh të zëvendësohej më vonë.

Maignan ishte duke dalur me nxitim nga zona e tij dhe tentoi për të larguar një top me kokë. Ai u përplas me Jimenezin, duke e pësuar keq dhe duke e humbur vetëdijën në fushë.

Loja menjëherë u ndal dhe mjekët dhe barrela u ftuan. Raportimet nga mediumet italiane bëjnë me dije se francezi kishte vetëdije dhe po fliste para se të largohej nga stadiumi. Ai që atëherë ishte dërguar në spital për teste të mëtutjeshme.

Maignan nuk e ka kaluar kohën më të lehtë të mundshme ndaj Udineses në vitin e fundit. Në të njëjtën përballje, sezonin e kaluar, ai u largua nga fusha pasi ishte cak i abuzimit racist nga tribunat, që çoi në përjashtimin përjetë të katër tifozëve të Udineses.

Fishkëllimat vazhduan edhe kur Udinese vizitoi “San Siron” në edicionin e sivjetëm, dhe po ashtu gjatë kësaj jave kishte banerë kundër Maignan.

Vërshëllimat dhe thirrjet kundër tij vazhduan edhe të premten mbrëma, sidomos në fillimin e pjesës së dytë, kur Maignan ishte i vendosur në golin afër tifozëve më të zhurmshëm të Udineses.

Megjithatë, kur Maignan ishte në probleme në fushë, duke u vendosur në anën e tij dhe duke u vendosur në një pozitë rikuperimi në një moment shumë shqetësues, tifozët e Udineses lanë të gjithën me një anë dhe duartrokitën francezin derisa po merrte tretmanin mjekësor, me ovacionet që vazhduan derisa ai doli prej fushës.

 “Më impresionoi”, tha Conceicao për “Sky Sport Italia”.

 “Më duhet t’i uroj tifozët e Udineses. Lojtari është në një anë, njeriu është në anën tjetër. Ata mund të vërshëllejnë lojtarin, por jo njeriun. Ajo duartrokitje ishte një gjest i jashtëzakonshëm. Në 40 vitet e mia me futboll, nuk kam parë një gjë të tillë”, shtoi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot