Atalanta mposht Bolognan dhe i merr vendin Juventusit

- Bota Sot

Atalanta mposht Bolognan dhe i merr vendin Juventusit

Atalanta ka marrë një fitore të çmuar kundër Bolonjës në raundin e 32-të në Serinë A.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt, ku Retegi i mjaftuan 3 minuta për të kaluar në avantazh bergamaskët. Ndërsa Pasaliç realizoi në të 21-ën duke vulosur kështu fitoren për vendasit.

Në pjesën e dytë nuk u shënua asnjë gol.

Me këtë fitore skuadra e Gjimshitit i cili luajti gjithë ndeshjen, i merr vendin Juventusit duke u ngjitur në pozicionin e 3-të me 61 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot