Spastrimi i yjeve

- Bota Sot

Spastrimi i yjeve

Mançester Junajtedi po përgatitet për një ndryshim kolosal në merkaton e verës.

Trajneri Amorim ka qëllim për të riformuar skuadrën e “Djajve të kuq”.

Klubi anglez është i vendosur të fitojë nga katër lojtarë aktualisht të huazuar. Ata janë: Markus Rashford (50 milionë paundë), Xhadon Sanço (30 milionë paundë), Antoni (30 milionë paundë) dhe Tajrell Malasia (10 milion paundë).

Drejtuesit mund të shesin edhe emra si: Kasemiro, Andre Onana dhe Alehandro Garnaço. Kasemiro dhe Onana kushtojnë nga 20 mln paundë.

Shitja e lojtarëve me paga të larta është një tjetër mënyrë për të kursyer para. Gjithsej, Junajted planifikon të krijojë një buxhet prej 200 mln paundësh për blerjen e yjeve të tjerë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot