Me këtë ndeshje nis xhiro e 28-të e Superligës së Kosovës

- Bota Sot

Me këtë ndeshje nis xhiro e 28-të e Superligës së Kosovës

Do të nis sot xhiro e 28-të e Superligës së Kosovës në futboll me një ndeshje shumë interesante, njofton KosovaPress.

Në Klinë, Dukagjini e pret Suharekën, skuadra këto që pësuan humbje në xhiron e fundit. Suhareka u mposht nga Prishtina me rezultat 4-0, kurse Dukagjini pësoi disfatë nga Ballkani me rezultat 5-0.

Suhareka vazhdon të jetë në luftë për mbijetesë pasi momentalisht renditet në vendin nëntë me 32 pikë, kurse Dukagjini pozicionohet i shtati me 35 pikë.

Ndryshe, Drita është liderë e tabelës me 60 pikë, e pasuar nga Ballkani me 50 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot