FIFA mendon për Barcelonën

- Bota Sot

FIFA mendon për Barcelonën

Ka një mundësi që Barcelona të jetë pjesë e Botërorit të klubeve në verë.

FIFA po e konsideron si mundësi që të ftojë klubin katalanas.

Kjo pasi klubi i Leon në Meksikë u pezullua dhe nuk do të marrë pjesë. Në rast se Barça merr pjesë në Botërorin e klubeve, atëherë do të fitoheshin të ardhura të konsiderueshme.

Blaugranasit e kanë vuajtur pjesën financiare në vitet e fundit.

Kujtojmë se aktualisht nuk janë pjesë e këtij kompeticioni që do të mbahet në verë, për shkak të rezultateve që morën në tre sezonet e kaluara të Champions.

FIFA për herë të parë po organizon një event të tillë që përfshin 32 klube në total nga gjithë bota.



Lexoni të gjitha në Bota Sot