Përfundon sezoni për Joshua Zirkzee

- Bota Sot

Përfundon sezoni për Joshua Zirkzee

Ka përfunduar sezoni për futbollistin e Manchester United, Joshua Zirkzee.

Sulmuesi holandez ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Newcastle United, ku u detyrua të largohet nga fusha para kohe, shkruan IndeksOnline.

Pas ekzaminimeve mjekësore është mësuar se 23-vjeçati pësoi lëndim në hamstring.

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim e ka konfirmuar tashmë se sezoni për Zirkzee ka përfunduar.

”Joshua është jashtë për sezonin. Pra, ai nuk do të luajë më shumë këtë sezon. Le ta përgatisim atë për sezonin e ardhshëm.

Është e vështirë, veçanërisht në këtë moment. Unë mendoj se ai po përmirësohet në të gjitha aspektet e lojës, kështu që është e vështirë për çdo lojtar të ndalet, por ky është futbolli dhe ai duhet të jetë gati tani për t’u rikuperuar.”, ka deklaruar Amorim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot