Shqipëria U-16 për vajza do të luajë tw premten kundër Maqedonisë së Veriut ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut “UEFA Development” për këtë grupmoshë.
Skuadra e drejtuar nga Cyme Lulaj mbylli pasditen e sotme përgatitjet dhe është gati për takimin e nesërm. I gjithë grupi gëzon shëndet të plotë dhe trajnerja do të ketë në dispozicion të gjithë ekipin për këtë ndeshje.
Përballja me Maqedoninë e Veriut do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 15:00.
Në orën 11:30 do të luhet ndeshja tjetër mes Bullgarisë dhe Gjeorgjisë po në “Shtëpinë e Futbollit”.