Stadiumi i Tottenhamit mban të gjithë qytetin e Bodos nëse do të shkonin në Angli

- Bota Sot

Stadiumi i Tottenhamit mban të gjithë qytetin e Bodos nëse do të shkonin në Angli

Në Europa League ka pasur një befasi të madhe, Bodo Glimti arriti të kalonte Lacion dhe tani është në gjysmëfinale.

Atje do të përballet kundër Totenhemit, ndërsa fillimisht duhet të udhëtojë në Londër.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet në 1 maj, ndërsa ajo e kthimit, shtatë ditë më vonë.

Ka disa fakte vërtet shumë interesante në lidhje me Bodo Glimt, por padyshim që njëra prej tyre, më e rëndësishmja, ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave botërore.

Bodo është një vend i vogël dhe e gjithë popullsia e tij mund të futet në stadiumin e Totenhemit.

Pra edhe nëse i gjithë qyteti i Bodos do të vendoste që ta shihte ndeshjen në stadium, jo vetëm që stadiumi i Totenhemit do t’i jepte mundësinë për ta parë nga afër ndeshjen, por do të ketë sërish vend për tifozë të tjerë.

Qyteti i norvegjezëve ka rreth 43.000 banorë, ndërsa shtëpia e Totenhem mund të strehojë 62.850 tifozë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot