Renditja e Kategorisë Superiore ka pësuar ndryshime të rëndësishme para javës së fundit të saj, falë rezultateve të ndeshjeve të javës së 35-të.
Ajo që bie në sy në pjesën e sipërme të klasifikimit është ndryshimi i vendeve mes Vllaznisë dhe Dinamos, si dhe i Elbasanit me Partizanin, pasi tani janë verdheblutë që ngjiten të katërtit në zonën e katërshes që lufton për titullin.
Ndërsa në fund, Laçi ka mbajtur gjallë shpresat dhe do të luajë çdo shans që ka në javën e fundit.
Laçi, ashtu si Tirana, në një garë për të qëndruar në Superiore që tashmë ka vetëm 4 protagonistë.