Ministri i Sporteve i Arabisë Saudite ka bërë me dije se Mohamed Salah është ende në fokusin e disa klubeve të Saudi Pro League edhe pse vetëm pak ditë më parë rinovnoi për dy vite me klubin e Liverpool.
32-vjeçari, i cili ka shënuar 243 gola në 369 takime për Liverpoolin, përfiton rreth 380.000 mijë fundte në javë.
Por siç dihet për sauditët paratë nuk janë një pengesë dhe rinovimi i akordit mes lojtarit dhe skuadrës së “Anfield Road” nuk është një pengesë.
“Ai është një super yll. Ai është një ikonë e myslimanëve arabë.
Është profili i duhur për të qenë pjesë e kampionatit tonë. Nuk kemi nisur asnjë bisedë me atë, por që nga dita e parë u përfol se do të transferohej në Arabi.
Nuk kemi mbajtur asnjë bisedë më Muhamedin, por do të ishte bukur që ta kishim. Në media gati 90% e lojtarëve thuhet se do të vijnë në Arabi, por nuk është e vërtetë. Ne kemi strategjinë tonë, por nuk do të thotë se do të blejmë të gjithë lojtarët”, tha Turki Al-Faisal.