Everton dhe Broja më larg se kurrë

- Bota Sot

Everton dhe Broja më larg se kurrë

E ardhmja e Armando Brojës nuk do të jetë në Liverpul.

Sipas medieve britanike, në takimin kundër Mançester Sitit, sulmuesi shqiptar ka treguar se nuk është i duhuri për Evertonin.

Në ndeshjen me Sitin, Broja luajti për 63’ minuta ndërsa nuk mundi që të bënte asnjë goditje në portë, preku 22 herë topin dhe humbi 14 herë kontrollin e tij ndërsa saktësia në pasime ishte 40%.

Një tjetër e dhënë që tregon shumë mbi karakteristikat e shqiptarit ose mbi vështirësinë e hasur në atë ndeshje është edhe zona ku ka operuar më shumë. Edhe pse është një sulmues zonë ai ka operuar shumë larg portës së kundërshtarit.

Zona ku ka operuar më shumë Broja në fushë, në ndeshjen Everton-Man.Siti.

Pas këtij takimi thuhet se Everton është duke monitoruar tregun për të gjetur një sulmues dhe ka shumë pak gjasa që klubi në fjalë të ushtrojë të drejtën që ka në marrëveshjen e bërë me Çelsin sipas së cilës mund ta blejë Brojën për 30 milionë stërlina.



Lexoni të gjitha në Bota Sot