Conte jep kushtrimin para lojtarëve të Napolit

- Bota Sot

Conte jep kushtrimin para lojtarëve të Napolit

Në “Castel Volturno” ka nisur numërimi mbrapsht për sprintin final drejt titullit. Antonio Conte e ka mbledhur skuadrën në dhomat e zhveshjes për t’i dhënë karikimin e nevojshëm në këtë moment vendimtar të sezonit.

Sipas asaj që raporton “Il Mattino”, trajneri i Napolit ka mbajtur një fjalim të qartë dhe të fuqishëm, duke iu kërkuar lojtarëve të tij: “Izolohuni nga gjithçka dhe të gjithë, përqendrohuni vetëm te fundi i sezonit, pas të gjitha sakrificave që kemi bërë gjatë kampionatit”.

Mesazh i prerë, për ta mbajtur vigjilencën sa më lart, për të shmangur shpërqendrimet dhe qëndruar të fokusuar tek objektivi madhor. Fitorja me vështirësi ndaj Monzës ka qenë një hap i rëndësishëm, por Conte e di mirë se për të arritur titullin duhet një ecuri perfekte në ndeshjet e mbetura.

Çdo përballje e mbetur duhet trajtuar si finale, sidomos tani që mungesat e rëndësishme si Buongiorno, Juan Jesus dhe Neres e bëjnë gjithçka më të vështirë. Nuk ka më vend për gabime. Napoli ëndërron dhe Conte ka vendosur ta udhëheqë sprintin final me fokus maksimal.



Lexoni të gjitha në Bota Sot