Tudor shpërthen pas ndeshjes

- Bota Sot

Tudor shpërthen pas ndeshjes

Pas humbjes zhgënjyese të Juventusit në transfertën ndaj Parmës, trajneri Igor Tudor analizoi para mikrofonave të “DAZN” një ndeshje ku skuadra e tij nuk arriti të reagojë siç duhet, pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë.

“Na mungoi pak nga gjithçka”, deklaroi trajneri kroat. “Në pjesën e dytë kemi shtyrë shumë, por kemi qenë pak të rrezikshëm. E kemi pësuar nga një kros 40 metra larg, një gol që nuk duhet ta pësosh kurrë. Jemi të zhgënjyer, por duhet të ecim përpara, kemi edhe pesë ndeshje dhe shumë pikë në lojë”.

I pyetur nëse shtyrja e ndeshjes kishte ndikuar në ritmin e skuadrës, Tudor u tregua i qartë: “Patëm një problem me këtë, por nuk është justifikim. Duhet të përshtatemi dhe të ecim përpara. Parma po kalon një moment të mirë, luan futboll të thjeshtë dhe gjeti një gol mes rrëmujës. Në pjesën e dytë e merituam një gol, por përpara na mungoi diçka”.

Sulmi zhgënjyes? “Po, mund të bënim më shumë. Kur topi vjen në 25 metrat e fundit, duhet ta çosh në rrjetë. Ata gjetën një gol të bukur, ndërsa ne hodhëm 20 topa në zonë pa rezultat. Na mungon ajo egërsia për të finalizuar. Ishim thjesht prezentë, si për të qenë aty, por nuk mjafton. Nuk fitohet vetëm me skema, por me diçka më shumë.

Kështu, pas ndeshjes, Tudor nuk kërkoi alibi, por theksoi nevojën për një kthesë të menjëhershme në qëndrimin dhe konkretizimin përpara portës kundërshtare, një aspekt që mund të bëjë diferencën në fund të sezonit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot